E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dënuar me pesë vite burg/ Arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

Në vijim të operacionit policor të koduar “Stojani”, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 5 vjet burg.

 

Reklamë

Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

 

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, këtë shtetas e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”,i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar më parë janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët kishin mbjellur bimë narkotike.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Vazhdo të lexosh

Reklamë