E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dënuar me mbi 13 vite burg nga Turqia, arrestohet në Muriqan 34-vjeçari turk

Azat Oncel 34 vjeç, nga Turqia është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit.

34-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga  autoritetet turke për trafikim të lëndëve narkotike.

Reklamë

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar A.O., 34 vjeç, banues në Turqi”, njoftoi policia.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë