27 vjeçari Abaz Mamo është arrestuar nga Policia e Vlorës, me qëllim ekstradimin në Itali.

 

Në një njoftim për media, policia bën me dije se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi  është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg në shtetin fqinj për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Vlorë/Finalizohet nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Brindisi”.  

 

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. 

 

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brindisi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:   

 

Abaz Mamo, 27 vjeç, banues në fshatin Çepeat, Vlorë.  

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Brindisit, Itali, e ka dënuar me 3 vjet, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *