Një 52-vjeçar nga Elbasani është ekstraduar nga Britania, pasi është dënuar nga gjykata me 25 vjet heqje lirie për dy vrasje të ndodhura në vitin 1997.

 

Policia njofton se Artan Muça në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj, pronari i bilardos, dhe B. M.

 

Në vitin 2001, Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

 

Muça ka rënë në prangat e policisë britanike në vitin 2021 dhe pas shkëmbimit të një sërë korrespondencash dhe pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare, është finalizuar ekstradimi i 52-vjeçarit, në vendin tonë.

 

Ekstradohet nga Britania e Madhe, 52-vjeçari i dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje të dyfishtë.

 

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tiranës, si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit me Interpol Mançesterin, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit:

 

-Artan Muça, 52 vjeç, lindur në Elbasan.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

 

Artan Muça, më 01.06.1997, në një subjekt privat (bilardo), në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B. M.

 

Shtetasi Artan Muça është kapur në Britani të Madhe, në vitin 2021, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.

 

Pas shkëmbimit të një sërë korrespondencash dhe pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare, është finalizuar ekstradimi i shtetasit Artan Muça, në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *