Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Turqisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, bënë të mundur arrestimin e përkohshëm,  të shtetasit Zuhtu Akkaya, 45 vjeç, banues në Izmir, Turqi.

 

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Lartë Kriminale Izmir, Turqi, me vendimin e datës 13.05.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi është dënuar me 19 vjet burg për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.

 

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit/Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Komisariatin e Policisë Pogradec. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *