Është arrestuar në shtetin grek Kujtim Demiri, i cili rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri me 15 vite burg.

 

Ishte zyra e kërkimit pranë policisë së Tiranës e cila në bashkëpunim me Europolin kanë arritur që të gjurmojnë në Greqi 57-vjeçarin, ku është bërë dhe e mundur arrestimi i tij.

 

Demiri akuzohet për trafikim të të miturve.

 

Pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *