E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 00:25 Në vijim ora 00:25: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dënuar me 100 vite burg/ Shqiptari prangoset në Greqi, i bën rezistencë policisë

Policia greke prangosi një shqiptar të dënuar me 100 vite burg.

 

Reklamë

Nga mediat fqinje raportohet se ai u arrestua në Koropi pasi ishte arratisur nga burgu, duke shkelur një leje që i ishte dhënë në vitin 2019.

 

Shtetasi shqiptar nuk ishte kthyer më në qeli, ndërsa mbi të rëndojnë akuza për vrasje në seri, grabitje, vjedhje, armëmbajtje pa leje, sulme dhe krime të tjera.

 

Në momentin e arrestimit, shqiptari sulmoi efektivët dhe madje u përpoq të arratisej.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë