E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dehuri gjuan me armë në ajer dhe kanos policinë

Një 24 vjecar nga Maminasi është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i të riut u bë pasi të premten, rreth orës 20:00, pas një konflikti familjar, në vendin e quajtur “Liqeni i Karpenit, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pushkë, të cilën e dispononte me lejen e organeve kompetente.

Reklamë

Menjëherë  në vendngjarje janë afruar shëbimet e Policisë dhe pas thirrjes për dorëzim shtetasi R. D. nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe me armën në dorë i ka kanosur ata.

Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l.

Vazhdo të lexosh

Reklamë