Kronikë
I dehur në timon, përplas për vdekje një person

Një 31 vjecar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi ka aksidentuar për vdekje një person.
Shtetasi me iniciale B.Q. banues në Llixha të Elbasanit u prangos në flagrancë pasi akuzohet për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.
Ndërkohe viktima ende nuk është identifikuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




