E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dehur në timon, arrestohet 20-vjeçari

Ilustrim · Vizion Plus

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi është ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Bëhet me dije se në pranga u vu Elio Tushaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.

 

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në aksin rrugor Vlorë – Sarandë pranë “Porto Palermos” duke drejtuar nën efektin e pijeve alkoolike automjetin e markës “Skoda” me targa AA 139 SY, si dhe ka goditur një automjet tjetër tip “Peugeot” me drejtues shtetasin D.Z, që po udhëtonte me bashkëshorten dhe fëmijën e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh