E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 minuta më parë
Kronikë

I dehur dhe me kanabis në makinë, pranga 42 vjeçarit

Një 42 vjecar nga Corovoda është arrestuar pasi gjatë një kontrolli të makinës, jo vetëm që e drejtonte mjetin në gjëndje të dehur por u kap edhe me kanabis.

Shtetasi me iniciale F.Ç, 42 vjeç, u ndaluanë segmentin rrugor Bogovë – Poliçan, në vendin e quajtur ‘’Pronovik’’.

Reklamë

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që drejtonte iu gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, si dhe gjatë testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l.

Ai akuzohet tashmë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, si dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë