E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Sport

I dashuri e leu me benzinë dhe i vuri flakën, ndërron jetë atletja olimpike

Vrapuesja e maratonës nga Uganda, Rebecca Cheptegei, nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra nga sulmi makabër i të dashurit të saj.

Vrapuesja, e cila përfundoi e 44-ta në maratonë në Lojërat Olimpike të Parisit, pësoi djegie në 80% të trupit të saj kur i dashuri i saj e lau me benzinë ​​dhe i vuri flakën të dielën e kaluar.

Cheptegei ishte në gjendje të rëndë në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Kenia.

Sipas gazetarëve vendas, sulmi ka ndodhur pas një debati që 33-vjeçarja ka pasur me partnerin e saj.

Reklamë

Informacionet nga burime policore bëjnë me dije, sipas Sky Neës, se çifti po grindej për tokën që e ndjera kishte blerë në zonën Trans Nzoia për të qenë pranë qendrave sportive që ndodheshin në zonë.

Siç njoftoi policia, ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar me agresor Dixon Diema, gjithashtu i plagosur dhe i shtruar në spital./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë