E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

I bie pema përsipër, vdes 70-vjeçari në Greqi

Një 70-vjeçar vdiq tragjikisht në Evia të Greqisë pasi një pemë i ra përsipër. Sipas mediave greke, viktima është identifikuar si George Malliaris, i cili ka qenë kryetar bashkie.

 

Ai u largua  nga shtëpia e tij në 9 të mëngjesit, duke i thënë gruas së tij se do të shkonte në një zonë pyjore për të prerë një pemë pishe që ishte thyer nga bora dhe kishte mbyllur një rrugë rurale.

Koha kaloi dhe i moshuari nuk u kthye në shtëpi, kështu që gruaja e tij njoftoi autoritetet. Pas një kërkimi, ai  u gjet i vdekur të mërkurën pasdite.

 

Në këtë mënyrë, u regjistrua viktima e katërt nga moti i keq në Greqi.

Vazhdo të lexosh