E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

I bëri të gjithë të qajnë, shikoni sa është rritur Ova e “Lingo Lingo”

Të gjithë ata që kanë parë filmin “Mrekullia në qelinë 7” emocionohen kur shohin imazhin e kësaj vogëlusheje. Dhe në Shqipëri ky prodhim turkpati një impakt të madh.

Aktorja Nisa Sofiya Aksongur luan rolin e Ova, vajza e babait me aftësi të kufizuara mendore.

Nisa Sofiya Aksongur i impresionoj të gjithë me aktrimin e saj e gjithashtu rrëmbeu vëmendjen edhe të regjisorëve turkë të cilët e kanë vlerësuar si njërën prej aktoreve më të talentuara të moshës së saj. Kështu ajo ka zënë vend që fëmijë në kinematografinë turke, që është mjaft e zgjeruar.

Ajo ishte 8 vjeç kur luajti në “Mrekullia në qelinë 7”, dhe për 5 vite ajo ka ndryshuar dhe është rritur shumë, siç e shihni në foto.

Reklamë

“Ova” vazhdon të jetë aktive dhe të marrë vazhdimisht role të ndryshme në kinematografinë turke./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë