Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar rekursin e ish prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.
Kujtojmë se ish-prokurori Hasa u përfshi në afera korruptive gjatë një hetimi të kryer për trafik narkotikësh. Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë – Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit – Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu Hasa është proceduar edhe për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Në shtator 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkakroi nga detyra Hasën pasi KPK gjeti probleme të shumta në deklarimin e pasurive dhe mungesë burimesh financiare në vlera të mëdha për krijimin e tyre.