I ekstraduar në Shqipëri nga Maroku prej fundit të vitit që lamë pas, portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ka refuzuar të bëhët bashkëpunëtor i drejtësisë.

Paraditen e 17-janarit 28-vjeçari, u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjatë bisedes me Portugezin përfaqësuesit e organit të akuzes, mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit.

Ardian Nikulaj u ekzekutua në mënyrë mafioze në ambientet e lokalit të tij, teksa ishin hetimet dhe kamerat e sigurisë që nxorën në ‘skenë’ Ruben Saraivan.

Edmond Haxhia dyshohet se është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Ai është djali i dajës së Elton Lekstakajt.  Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *