E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

I akuzuar për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet shqiptari në Itali, 48-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminal

Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia itaiane këtë të diel. Ai akuzohet për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.

Shqiptari nuk është një emër i panjohur për policinë. “Karriera” e tij kriminale nisi në fillim të viteve 2000, kryesisht në vjedhje të banesave private të disa të moshuarve.

Reklamë

Sjellja e tij kriminale bëri që komisariati i policisë së Lodit të kërkonte masën e vëzhgimit të posaçëm për dy vjet nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Milanos.

Mediet italiane shkruajnë se 48-vjeçari është një individ i rrezikshëm dhe sjellja kriminale e të cilit vazhdon pavarësisht masave të marra për ndalimin e saj. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë