E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I akuzuar për trafik droge, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Farrukun

Gjykata e Lartë ka pranuar sot rekursin e të arrestuarit Kreshnik Farruku dhe të mbrojtësit avokatit Arbër Hoxha, ku ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë Durrës.

Nëpërmjet këtij vendimi, Farruku lirohet nga qelia dhe lihet me masën e sigurimit arrest shtëpie.

Reklamë

Ai u arrestua më 11 janar 2025 nga forcat RENEA në Manzë, Durrës, me urdhër të SPAK-ut dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, për qëllime ekstradimi në Itali.

 

Reklamë

Më 2 prill 2025, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) vendosi të revokojë masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Farrukut. Kjo erdhi pas zbulimit se komunikimet në aplikacionin SKY ECC, të cilat ishin përdorur si prova kundër tij, në fakt i përkisnin vëllait të tij, Roland Farruku.

Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, Farruku nuk u lirua nga burgu. Kjo për shkak se Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “arrest në burg” për qëllime ekstradimi në Itali, ku ai përballet me akuza për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Kështu, përfundimisht, ditën e sotme, datë 20.05.2025, Farruku ka lënë ambientet e paraburgimit duke u lënë të qëndrojë me masë sigurimi arrest shtëpie deri në përfundim të procedurës së ekstradimit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë