Viktor Selmanaj, 47 vjeç, që ishte i shpallur në kërkim, u prangos këtë të premte nga Policia e Fierit. Ai akuzohet se është një nga autorët e një ngjarjeje të ndodhur në gusht të 2020, në afërsi të stadiumit në Patos.

 

Rreth një vit më parë, 47-vjeçari, së bashku me katër persona të tjerë, ka tentuar të rrëmbejë Klajdi Sulon dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri.

 

Ndaj Viktor Selmanajt, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkpëunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ndërsa katër autorët e tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *