Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të...

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk parashikon që...

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do...

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë financuar nga...

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë ekonominë

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që goditi me...

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër valë sulmesh...

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje ligjore, nuk...

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U mundësua pas...

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë, çfarë më...

I akuzuar për krime lufte, arrestohet një serb në Merdare

17 Gusht 21:15

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ndaluar të dielën një person me inicialet S.S, në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ai dyshohet se e ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” në komunën e Vushtrrisë. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për kombësinë e të ndaluarit.

Më herët gjatë javës, Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99.

Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, ka thënë se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet./REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Arrestohet krime lufte SERB Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të zbulimit amerikan

më shumë...

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk parashikon që Izraeli të kontrollojë 70% të saj

më shumë...

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do të preken flamingot

më shumë...

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë financuar nga Greqia”, aktivistja: S’ka dialog me Ramën, ja çfarë kërkojmë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:52

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në...

10:47

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk...

10:26

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon...

10:18

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë...

9:55

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë...

9:46

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që...

9:37

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër...

9:34

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje...

9:32

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U...

9:20

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë,...

8:56

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës...

8:50

Aksident tragjik në aksin Laç-Patok, humb jetën...

7:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot jemi...

7:35

Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqesin...

7:28

35 vjetori i PS, Rama: Kur ra...

7:13

35-vjetori i socialistëve, Rama batutë me Ruçin:...

7:10

Hezbollahu: Ne nuk do të pranojmë një...

6:39

Rama i ftoi në dialog, qytetarët refuzojnë,...

6:32

PS feston 35-vjetorin në Pallatin e Kongreseve,...

6:26

35 vjetori i PS, Namik Dokle: Edi...

Më të klikuarat

  • Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e...
  • Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...
  • Aksident fatal në orët e para të mëngjesit në Lushnjë, humb...
  • “Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet nafta d...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.