E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

I akuzuar për krime lufte/ ​EULEX bastis shtëpinë e Hashim Thaçit

Të hënën e 9 nëntorit në orën 15:00, Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaci do të paraqitet për herë të parë pas konfirmimit të aktakuzës, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ndërkohë, forcat e EULEX kanë bastisur mëngjesin e kësaj të premteje, shtëpinë e HashimThaçit, atë të ish kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe Kryetarit të grupit parlamentar në Lëvizjen Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar zhvillimin e operacioneve të cilat u kryen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX ndërsa bën të ditur se më tepër informacione do të jepen në një moment të dytë.

 

Reklamë

Në mesin e këtyre zhvillimeve, presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ka bërë thirrje që në një kohë të tillë, të tregohet pjekuri politike.

 

Edhe kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë  kërkoi që të ruhet uniteti.

 

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Në këto kohë të vështira kur krahas pandemisë me Covid-19 e cila ka marrë jetën e shumë bashkëqytetarëve tanë, ne po ballafaqohemi edhe me sfidën e forcimit dhe vazhdimësisë së stabilitetit institucional të Republikës. Prandaj duhet të tregojmë urtësi e vizion me qëllim që së bashku ta përballojmë edhe këtë sprovë. Jam i bindur se para botës do të dalim faqebardhë ashtu siç kemi dalë shumë herë deri më sot.”

 

Dhomat e Specializuara në Hagë njoftojnë se edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi do të bëjë paraqitjen e parë para gjyqit më datë 9 nëntor.

Seanca është caktuar që të mbahet në orën 11:00 dhe do të jetë publike.

Më shumë video

Reklamë