Subscribe

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal ndaj të zgjedhurit në krye të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

 

Vizion Plus mësoi se pas zbardhjes së vendimit nga gjykata e vlorës, kjo e fundit dërgoi dosjen në SPAK.

 

Sipas procedurës ligjore, pritet që brenda 5 ditësh togat e zeza të bëjnë rivlerësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

 

Gjithashtu pritet të hidhet shorti edhe për prokurorin që do të hetojë veprën penale të korrupsionit aktiv në procesin zgjedhor, për të cilën fredi beleri akuzohet.

 

Në zgjedhgjet e 14 majit, Beleri fitoi me një diferencë të vogël votash në Himarë, ndonëse ai ndodhet në ambientet e paraburgimit.

 

Pas arrestimit të Belerit, erdhën mjaft reagime nga Athina zyrtare, ndërsa sot do të vijë në Shqipëri sekretari i Ministrisë së Jashtme greke, ku do të takohet me Belerin.

 

 

“Arrestimi u krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 328 e 25 te K. Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë:

 

Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

 

Të arrestuarit në flagrancë iu bë e ditur se në bazë të nenit 255 ka të drejtë të ketë mbrojtje, se nuk ka detyrim të bëjë deklarata dhe në qoftë se do të flasë, çfarë do që ai thotë, mund të përdoret ndaj tij në gjykim”, thuhet në dokumentin e firmosur nga OPGJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *