Situata politike e kohëve të fundit që ka përfshirë vendin tonë duket se akoma nuk ka një dritë jeshile se si mund të dilet nga një gjendje e tillë.

 

Ndërkohë një reagim i papritur në lidhje me këtë situatë ishte edhe deklarata e kreu i shtetit Ilir Meta, i cili ka deklaruar se është i gatshem të sakrifikoje veten apo te dorezoje mandatin e Presidentit per te parandaluar ate qe e quajti instalimin e nje junte ushtarake ne vend.

 

Në një panel të ftuarish këtë të enjte në Real Story me Sokol Ballën, është komentuar si një deklaratë e fuqishme.

 

Analisti Agron Gjekmarkaj është shprehur se deklarata e presidentit Ilir Meta, me e forta dhe me e pazakonta e bere ndonjehere ne politiken shqiptare.

 

Ndërkohë nga ana tjetër nënkryetarja e Kuvendit njëkohësisht kryetare e Komisionit të të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut Vasilika Hysi nga Real Story është shprehur se deklarata e presidentit Meta ishte e oaqartë për të.

 

“Nuk e kam kuptuar reagimin e tij, ai e ka të vështirë që të ushtrojë funksionet kushtetuese. shpesh më duket sikur ngatërron kopetencat e tij.Zgjedhjet janë të njohura ligjërish nga ndërkombëtarë dhe nga vetë opozita. Nëse Meta kërkon që të heqë dorë nga mandati kushtetuta e thotë qartë, por në këto kushte si shumica dhe opozita duhet që të dialogojnë, është në të mirë të vendit dhe të qytetarëve.”

 

Gjithashtu në fjalën e saj zonja Hysi është shprehur se puna për Reformën Zgjedhore do të vijojë.

 

“Reforma zgjedhore do të vazhdojë. Partitë e opozitës tashmë kanë sjellë përfaqësuesit e tyre në parlament, pasi deputetët që kanë ardhur në parlament kanë marrë mandatin që kryetarët e partive të tyre u kanë dhënë. Kolegët e rinj kanë marrë përsipër që të marrin përgjëgjësitë e tyre dhe thjesht po marrin përgjegjësitë që ju takojnë, ato janë pjesë e listave të partisë së tyre, nuk janë emra të dhënë nga Edi Rama.”

 

Deklarata e kreut të shtetit sipas Mentor Nazarko kishte shume elemente kontradiktore.

 

“Meta tha qe dorezimi i mandateve eshte dicka e rende, por ai kercenoje me te njejten veprim.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *