E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Hysi-Manja:Opozita kërkon bllokimin e negociatave

 

Deputetët e partisë socialiste Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi dolën në një konference për shtyp për të sqaruar edhe një here akuzat e PD-së në lidhje me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, që sipas selisë blu kanë favorizuar mos ekstradimin drejt Italisë të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit Xhafaj.

 

 

Reklamë

Manja dhe Hysi thanë se neni 491 i Kodit të Procedurës Penale nuk u falsifikua sic pretendon opozita, por u përafrua sipas kërkesave te Bashkimit Europian.

 

 

Dy deputetët e PS-së, akuzuan opozitën se gjithcka e bën në funksion të bllokimit të negociatave me BE-në.

Më shumë video

Reklamë