Subscribe

Tërmeti i 26 nëntorit ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me qëndrueshmërinë e godinave, kryesisht të atyre të vjetra. Pranë Institutit të Ndërtimit ka një dyndje kërkesash nga na e banorëve që kërkojnë një ekspertizë të tillë.

 

Por kreu i këtij instituti Agron Hysenlliu ka një apel për bashkitë në të gjithë vendin. Sipas tij janë njësitë vendore duhet të bëjnë një verifikim të territorit, lidhur me këto ndërtime.

 

Aktualisht ka përfunduar faza e parë e verifikimit në terren e bashkive të prekura nga tërmeti. Bilanci përfundimtar evidenton se janë 764 pallate të pabanueshme në Tiranë, Durrës, Kamzë, Vorë, Laç, Lezhë, Kurbin etj, si dhe 7100 objekte private. Për këto banesë do të këtë një ekspertizë më të detajuar dhe brenda dy muajve në vazhdim do të merret vendim për prishje ose jo.

 

Sipas kreut të institutit edhe për ato objekte që nuk kanë pësuar dëmtime nga tërmeti është e nevojshme që zyrat e urbanistikës të kryejnë një verifikim, pasi çdo ndërtim ka moshën etj. Nga ana tjetër shtëpitë e ndërtuara në mënyrë individuale paraqesin probleme serioze në ndërtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *