E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 5 minuta më parë
Rajoni

Hyseni takon Pompeon në SHBA/ Diskutime në nivele të larta për dialogun me Serbinë

Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni pritet të takohet këtë të hënë me sekretarin amerikan të shtetit, Majk Pompeo dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer, në Uashington.

Ai do të diskutojë me diplomatët amerikanë për koordininim e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd.

Vizita e Hysenit në Uashington vjen në një kohë që bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian kanë reflektuar qëndrime aspak të përafërta në të dy raundet e përballjes në nivel ekspertësh.

Kosova këmbëngul që në marrëveshjen përfundimtare, Serbia të njohë Kosovën si shtet, gjë të cilën Beogradi e kundërshton.

Vazhdo të lexosh

Reklamë