Koordinatori Kosovës për dialogun me Serbinë Skendër Hyseni u takua në Washington me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin në Departamentit e Shtetit, Matthew Palmer dhe zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjatë këtyre takimeve që u zhvilluan në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë, Hyseni tha për Zërin e Amerikës se ka marrë angazhimin e Uashingtonit në këtë drejtim, e se dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke.


SKENDER HYSENI


KOORDINATOR I DIALOGUT ME SERBINE


Ka një përkushtim të paluhatur në përkrahje të dialogut të filluar në Bruksel dhe një përkrahje të fuqishme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, sa i përket normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Do të shohim hapa konkretë të kyçjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog, krahas Bashkimit Evropian. Ne po punojmë ngushtë me SHBA që procesi i normalizimit të ecë shpejt deri në njohje të plotë reciproke, si dy shtete të pavarura dhe sovrane”

Lidhur me këmbënguljen e Serbisë se në fund të këtij procesi nuk do të ketë njohje reciproke, Hyseni shprehet se “Në politikë thuhen gjëra që jo domosdoshmërish përputhen me realitetin dhe se njohja reciproke është një rezultat i pashmangshëm”.


SKENDER HYSENI


KOORDINATOR I DIALOGUT ME SERBINE

“Përndryshe nuk do të kishte kuptim, përndryshe duhet shpallur e dështuar çdo përpjekje, sepse unë e kam bindje të thellë dhe këtë linjë e kemi adoptuar në Kosovë”.

Lidhur me kritikat se bisedimet mes dy vendeve po drejtohen në nivelin teknik, Hyseni u shpreh:


SKENDER HYSENI


KOORDINATOR I DIALOGUT ME SERBINE

“Mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nuk ka asgjë teknike deri në përmbyllje të njohjes reciproke. Çdo gjë është skajshëm politike. Çdo gjë bart një dimension politik akut dhe ai dimension politik, akut duhet të adresohet dhe të zgjidhet ekskluzivisht në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes këtyre vendeve”

Vizita e Hysenit në SHBA pason rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, si dhe pas anulimit të takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në muajin qershor, pas thirrjes së presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata e Hagës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *