Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja...

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga Italia: Nuk...

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh, si ra...

“Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për urimin: Gjithmonë...

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin e kompetencave...

Rritja e inflancionit, Sejko: Kemi ruajtur një kuadër të...

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit selia e...

Zjarr i fuqishëm në kantinën 165-vjeçare të Patrës, shkrumbohet...

Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me...

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

Hysen Meta u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e babait, avokatja: Do ta ankimojmë vendimin

23 Tetor 12:12

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin përfundimtar për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, ku Hysen Meta vrau babanë e tij, Pëllumb Metën.

Sipas vendimit të shpallur këtë të enjte, më 23 tetor 2025, Hysen Meta u shpall fajtor për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Hysen Meta do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Motra e Hysen Metës, Hygerta Meta u dënua me 8 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria ndërsa i vëllai, Amarildo Meta është dënuar me 5 vite burg.

E ëma e tre fëmijëve, apo bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta është dënuar me 3 vite burg. Në sallën e gjyqit i pranishëm ka qenë vetëm Amarildo Meta.

Mbrojtja e ka kundërshtuar vendimin duke thënë se do ta apelojnë në një shkallë më të lartë gjykimi.

Shqiponja Meta, avokate që mbronte të pandehurit Hysen dhe Amarildo Meta tha se priste një dënim më të butë për Hysen Metën, ndërkohë që shtoi se nuk mund të jepet maksimumi i dispozitës për “Fshehje të kufomës” për Amarildo Metën që u dënua me 5 vjet heqje lirie.

“Ne do të ankohemi në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë, sidomos për sa i përket burgimit të përjetshëm të të pandehurit Hysen Meta. Unë mendoj që mund të kishte një masë më të butë dënimi. Amarildo Meta është dënuar me maksimumin e dispozitës për fshehje të kufomës. Do të ndjekim rrugët ligjore. Për aq sa ka bërë duhet të mbajë përgjegjësi ai që e ka kryer krimin. Nuk mund të mbajë përgjegjësi një familje e tërë. Burgimi i përjetshëm ka kushte për t’u ankimuar. Në kokën që ka kryer krimin ka qenë vetëm 24 vjeç, në kushtet e një dhune verbale që nga dita që ka lindur deri në ditën që ka realizuar vrasjen. Ai ka qenë i tronditur në kohën që ka kryer krimin. I ka dërguar Gjykatës një letër ku kërkon ndjesë. Motivi ka qenë dhuna e vazhdueshme”, tha avokatja.

Avokati tjetër që mbronte Hygerta Metën e ka mirëpritur vendimin e dhënë për të, e cila në total për dy vepra penale u dënua me 8 vjet heqje lirie.

“Vendimi i Gjykatës ishte  i drejtë sa i përket të pandehurës Hygerta Meta”, tha avokati Kreshnik Poga.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
durres hysen meta

Nga e njëjta kategori

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja e vetos, më e mira për Europën

më shumë...

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga Italia: Nuk kemi as marrëdhënie me Moskën, s’na merr malli

më shumë...

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e Vlorës, zjarrfikësit në luftë me flakët, situata paraqitet e rëndë

më shumë...

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:37

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”,...

1:25

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga...

1:09

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e...

12:53

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet...

12:41

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata...

12:38

Policia shoqëron tre persona, dyshoet se “kanë...

11:34

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh,...

11:30

Rama reagon për zjarret në Himarë dhe...

11:28

Natë tmerri në Himarë, mbi 6 mijë...

11:18

Zjarret/ Situata në Ulëz vijon të mbetet...

11:18

“Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për...

11:12

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin...

11:04

Mbi 4 kg drogë nga Amerika për...

10:46

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Durrës, pranga...

10:45

Dhjetra hektarë tokë të djegura dhe banesa...

10:33

Rritja e inflancionit, Sejko: Kemi ruajtur një...

10:22

Ministria e Mbrojtjes: 39 vatra zjarri në...

10:13

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit...

10:04

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga...

9:55

Zjarr i fuqishëm në kantinën 165-vjeçare të...

Më të klikuarat

  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Moti sot, temperaturat vijojnë të mbeten të larta, ja sa do...
  • Të shtëna me armë zjarri në Bunec të Vlorës, arrestohet 53-v...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.