E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hysaj kërkon largimin nga Napoli

during the serie A match between SSC Napoli and Bologna FC at Stadio San Paolo on January 28, 2018 in Naples, Italy.

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj duket se pas fitimit të Kupës së Italisë po mendon largimin nga skuadra napoletane.

Në fillim të këtij viti u dhanë sinjale për një rinovim të mundshëm.

Dukej se palët po shkonin drejt një akordi financiar por që më pas të gjithë lajmet u pergënjeshtruan nga agjenti i lojtarit.

Ka qenë vetë agjenti i shkodranit i cili ka dhënë lajmin për “La Gazzetta dello Sport” dhe duket se këtë verë futbollistin shqiptar do e shohim ne një ekip tjetër.

Reklamë

Shkodrani duket se ka shumë konkurencë për një vend në formacion ku i duhet të ‘luftoje’ me Di Lorenzo dhe portugezin Mario Rui.

Shpesh herë Hysaj është detyruar edhe të dalë jashtë pozicionit të tij natyral dhe kjo gjë nuk është pritur mirë .

Të gjitha këto kanë sjellur shumë pakënaqësi dhe vetë lojtari dëshironë që këtë verë te nisë një aventurë tjetër. Ofertat për të nuk kanë munguar madje edhe nga kampionati anglez.

Presidenti i Napolit , De Laurentis është në pritje të ofertës ideale që të heq dorë nga shërbimet e 25 vjecarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë