E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Hysaj drejt Premier League, gati të “braktisë” Napolin

Mbrojtësi kombëtares shqiptare Elsied Hysaj është vënë nën radarët e Manchester United.

 

Sky Sport raporton se djajtë e Manchester ditët në vijim pritet të ndërmarrin hapa konkretë dhe të bëjnë një ofertë zyrtare për mbrojtësin anësor të Napolit.

 

Reklamë

Mosgjetja e një akordi me Crystal Palace për Aaron Wan-Bissakaka, të cilët refuzuan ofertën prej 50 mln euro të bërë nga Manchester, ka bërë që djajtë e kuq të hedhin sytë në drejtim të mbrojtësit napoletan.

 

Futbollisti shqiptar është një alternativë që plotëson kushtet e Solskjaer dhe që me shumë mundësi do e aprovonte një kalim tek Manchester United pasi nuk bën më pjesë në planet e teknikut italian Carlo Ancheloti.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë