E enjte, 1 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Hysaj drejt Atletico Madrid, palët gjejnë akordin

Mbrojtësi kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj duket se është shumë afër transferimit tek Atletico Madrid.

 

Reklamë

E përditshmja iberike “Marca” shkruan se Atletico Madrid dhe Napoli kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe se Hysaj do të transferohet në Madrid për shumën e 15 mln eurove.

 

Hysaj nuk bën më pjesë në planet e teknikut Carlo Anceloti e për këtë detaj, mbrojtësi shqiptar është në kërkim të një ekipi të ri.

 

Por ndonëse Marca e bënë një fakt kalimin e tij tek Atletico, në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit të djathtë të kombëtares shqiptare është vënë edhe Schalke 04 si dhe rusët e Zenit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë