Me shumë se 4.300 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë edhe kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

 

Ky është numri më i lartë i hyrje-daljeve regjistruar gjatë kohëve të fundit në vendin fqinj. Numri më i lartë sipas burimeve zyrtare është regjistruar në hyrje nga vendi fqinj në vendin tonë me 2403 shtetas, ndërkohë që kanë dalë nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut 1975 shtetas.

 

Në kushte të tilla policia kufitare ka shtuar numrin e sporteleve në Qafë Thanë duke e çuar në 4. Ndërkohë pala maqedonase punon me tre sportele në hyrje dhe në dalje.

 

Gjatë këtyre ditëve pritet që fluksi i lëvizjeve nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut e më pas drejt Greqisë të rritet.  Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë drejt Shqipërisë 129 shtetas dhe 38 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *