E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hyri për të grabitur, hajduti vret në shtëpi nuse e vjehërr/ Identifikohet nga policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Progër në Devoll.

 

Reklamë

Vjehërr e nuse Bukurie Bami dhe Fatmira Bami janë gjetur të pajeta në banesë ndërsa dyshohen se janë vrarë me sende të forta. Paraprakisht dyshohet se autori kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tyre gjatë natës por me sa duket është dëgjuar nga viktimat dhe është përleshur me to.

 

Trupat e tyre janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Forca te shumta policie ne vendin e ngjarjes, ndërsa është rrethuar e gjithë zona. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë