E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hyri për të grabitur, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua sërish në Itali pasi hyri ilegalisht në vend dhe u kap duke tentuar të grabiste dy biznese në zonën e Carbonera, Treviso, Itali. Ai ishte dëbuar nga Italia më 2022 për precedentë penalë të shumtë, përfshirë vjedhje dhe rezistencë ndaj autoriteteve.

Shqiptari u gjet duke tentuar të hynte në një piceri dhe një pastiçeri mes orës 2 dhe 3 të mëngjesit të 30 gushtit, por pa arritur të përfundonte grabitjet.

Sipas hetimeve, ndaj tij rëndojnë dënime për krime të kryera që nga viti 2020 midis Trevisos dhe provincës së Venedikut, përfshirë vjedhje të rënda dhe dëmtim të rëndë. Ai do të vuajë një dënim mbi dy vite e gjysmë burgim.

Hetuesit theksojnë se shqiptari kishte hyrë në Itali si klandestin pas deportimit dhe kjo e rrit seriozitetin e rastit, duke i shtuar edhe akuzën për tentativë vjedhjeje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë