17 shtetas siriane, kurdë, algjeriane, marokene jane kapur mengjesin e së mërkurës nga Policia Kufitare dhe FRONTEX. Keta shtetas jane gjetur duke hyre nga Greqia ne drejtim te Shqiperise ne vijen e gjelber ne afersi te fshatit Trestenik.

Ditet e fundit eshte rritur numri i shtetasve qe vijne nga vendet ne konflikt qe kerkojne te hyjne ne vendin tone e me pas te kalojne ne vende te Bashkimit Europian. Ne kushte te tilla policia kufitare dhe FRONTEX kane rritur numrin e efektiveve pergjate gjithe vijes se gjelber kufitare. Megjithate ka shume prej tyre qe arrijne ti shpetojne rrjetes se policise, te ndihmuar edhe nga persona te tjere qe kryejne transportin e refugjateve drejt kryeqytetit por edhe qyteteve te Veriut kundrejt shumave qe shkojne deri ne 500 euro.

Gjatesia prej 63 km e vijes kufitare me Greqine ne juglindje te vendit, mjetet e pakta, terreni i thyer malor si dhe numri i paket i policeve e ben te pamundur kontrollin e plote te gjithe siperfaqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *