Një emigrant shqiptar është futur për të grabitur, por ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës.

 

Sipas mediave italiane, shqiptari me iniciale R.M., 23 vjeç, ra nga ballkoni pasi u përpoq të dilte me shpejtësi ndërsa në shtëpi ishin kthyer pronarët. Mësohet se i riu ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga rënia.

 

Informacionet bejne me dije se dy hajdutët u ngjitën përgjatë tubit të pallatit, deri në katin e tretë. Pasi hynë në shtëpi ata filluan të merrnin paratë dhe të gjithë gjërat e çmuara për të vjedhur. Por pronarët e shtëpisë u rikthyen para kohe dhe dy hajdutët nxituan të largoheshin pa u kapur prej tyre.

 

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të bashkëpuntorit të tij I cili është larguar nga vendngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *