E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hyn për të grabitur familjen greke, shqiptari lidh 73-vjeçaren dhe përdhunon vajzën e saj

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi lidhi një grua 73-vjeçare dhe më pas përdhunoi vajzën e saj  53-vjeçare. Pasi kreu krimin çnjerëzor, shqiptari u kërkoi që t’i jepnin të gjitha lekët që kishin në banesë.

 

Reklamë

Sipas policisë fqinje, autori arriti të siguronte vetëm 500 euro, por kjo shumë nuk i kishte mjaftuar. Ai kishte marrë greken 53-vjeçare dhe e kishte detyruar atë të shkonte dhe të merrte para borxh tek fqinjët, ndërsa e kërcënonte duke i thënë se kishte një bombë dhe do ta kontrollonte nga distanca, por 53-vjecarja nuk pranoi të vepronte siç i tha shqiptari.

 

Në këtë mënyrë, 35-vjeçari vrau nënën e saj të moshuar dhe u largua nga banesa. Gruaja lajmëroi menjëherë policinë, e cila mundësoi kapjen e autorit në një stacion autobusësh, teka përpiqej të udhëtonte për në Kalamata.

 

Po ashtu, shqiptari dyshohet se ishte i përfshirë edhe në veprimtari  të tjera kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë