E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Hyn në fuqi ligji i ri për dhunën në familje

Ndryshimet ligjore të miratuara në kuvend me 27 korrik mbi ligjin e dhunës në familje këtë javë kanë hyrë në fuqi. Ligji parashikon marrjen e menjëhershme të një urdhri paraprak mbrojtjeje për gruan, që në momentin që ajo kryen denoncimin në polici, pa patur nevojë që ky urdhër të miratohet nga gjykata.

 

Për herë të parë nga ky ligj do të përfitojnë edhe viktimat e dhunës në lidhje afektive apo bashkëjetesë. Ndryshimet ligjore synojnë parandalimin dhe reduktimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe shtëpiake, për të garantuar mbrojtje të  veçantë dhe pa diskriminim. Hyrja ne fuqi e ndryshimeve ligjore është bere e ditur nga vete ministrja Manastiliu ne një vizite ne Qendrën Kombëtare të Trajtimit  të Viktimave të Dhunës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë