Subscribe

Të miturit në konflikt me ligjin tashmë do të trajtohen  në bazë të Kodit Penal për të miturit, i cili ka hyrë në fuqi prej janarit. Për drejtësinë e të miturve pritet të krijohen dhe seksionet e veçanta në gjykata.

 

Referuar ndryshimeve, ajo çka synohet me kodin është aplikimi i dënimeve alternative kur bëhet fjalë për kryerjen e veprave penale.

 

Neni 14

Përparësia e masave alternative të shmangies

 

  1. Për arritjen e qëllimeve të këtij Kodi dhe të ligjeve të tjera që kanë lidhje me drejtësinë për të mitur, në procedurën e drejtësisë penale për të mitur përparësi u jepet masave alternative të shmangies nga procedimi penal.

 

 

Gjithashtu ligjvënësi ka parashikuar që proceset ndaj të miturve të shqyrtohen pa vonesa e me përparësi.

 

Përgjatë gjithë seancave ligji parashikon që i mituri në konflikt me ligjin ka të drejtën që të shoqërohet nga prindi ose personi i afërt i përzgjedhur prej tij, ndërsa psikologu është i detyrueshëm dhe në çdo rast paguhet nga shteti. Mosha që aplikohet Kodi Penal për të miturit është nën 18 vjeç dhe deri në 21 vjeç përgjatë kohës që ka qenë i mitur kur ka kryer krimin.

 

Për herë të parë Kodi parashikon dhe marrjen e dëshmisë nga i mituri me anë të pajisjeve që vështirësojnë identifikimin e tij, nëse i rrezikohet jeta duke përdorur pajisje që ndryshojnë pamjen ose zërin e dëshmitarit.

 

Neni 39  

 Rregulla të veçanta të pyetjes së të miturit viktimë ose dëshmitar

 

  1. Kur dhënia e dëshmisë mund ta vendosë viktimën ose dëshmitarin e mitur në rrezik serioz për jetën apo për shëndetin, gjyqtari, në përshtatje me moshën, gjatë gjykimit garanton: a) pyetjen e dëshmitarit/viktimë të mitur duke përdorur pajisje që ndryshojnë pamjen dhe/ose zërin e dëshmitarit/viktimës, marrjen e tij në pyetje pas një ekrani jotransparent ose marrjen në pyetje në distancë;

 

Ministria e Drejtësisë pritet që shumë shpejt të nisë nxjerrjen e akteve nënligjore për Kodin Penal të të miturve, por dhe trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve, mbrojtësve ligjorë dhe efektivëve te policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *