E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Video · Vendi

Hyn në fuqi Akti Normativ/ Policia gjobit ata që nuk mbajnë maska

Nga mesnata mes të mërkurës dhe të enjtes ka hyrë në fuqi Akti Normativ i qeverisë për përdorimin e detyrueshëm të maskës mbrojtëse nga Covid-19 në ambjente të hapura dhe të mbyllura.

Akti  Normativ i firmosur nga kryeministri Rama dhe minsitrat Lleshaj dhe Manastirliu parashikon gjobitjen e atyre që nuk respektojnë rregullin e ri në masën 3 mijë lekë të reja dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë të reja.

Reklamë

Masa administrative do të filet në faturën e energjisë elektrike.

Të drejtën për të vendosur gjoba e kanë policia e shtetit dhe policia bashkiake.

Reklamë

Mëngjesin e kësaj të enjte në shumë rrugë të Tiranës, janë parë patrulla policie të cilët ndalonin qytetarët që nuk kishin vendosur maskë, në shumë raste policia ka këshilluar qytetarët .

Nga një vëzhgim i shpejtë I bërë në disa zona të kryeqytetit vihej re lehtësisht që një pjesë e qytetareve nuk e kanë marrë seriozisht vendimin e ri te qeverisë.

 

Më shumë video

Reklamë