Subscribe

Mesfusha është nje nga repartet ku konkurrenca per nje vend ne formacionin e Shqipërisë është e lartë e per rrjedhoje edhe dilemat e trajnerit De Biasi per sfidën ndaj Maqedonisë jane me te mëdha. Tekniku i kuqezinjve provoi disa skema gjate ndeshjes miqësore me Marokun ne shërbim te sfidës eliminatore qe luhet te hënën. Jahmir Hyka dhe Migjen Basha dy titullar te miqësores se fundit ishin kuqezinjtë e radhës qe dolën ne konference per shtyp. Hyka nuk e fshehu lumturinë qe eshte serish pjese e skuadrës pas dy vitesh mungese, duke pohuar se kombëtarja kuqezi ka ndryshuar per mire, lojtaret dine se cfare kërkon trajneri dhe fryma ne grup është tejet pozitive. E megjithatë shtatshkurtri qe po shkëlqen ne Zvicër me Luxernen kërkon kujdes përballe Maqedonisë. Ndërkohe Migjen Basha nje lojtar me me shume eksperience, shtron nje tjetër problem qe sipas tij skuadra duhet ta korrigjoje kundër Maqedonisë. Ate te shënimit te golave, një aspekt qe e dënoi ekipin edhe ne euro 2016, e qe u vërejt edhe ndaj Marokut. Shqipëria do ta hape fushatën e ndeshjeve kualifikuese per botërorin e Rusisë, me përballjen e se hënës ne mbremje ne oren 20 e 45 kundër Maqedonisë. Kuqezinjtë jane ne grupin I, me rivale shume te forte si Spanje e Italia, pa llogaritur edhe Izraelin dhe Lihtenshteinin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *