Vijon hyrja e shtetasve shqiptarë që kalojnë në tokën tonë. Nga sa bëjnë me dije burimet pranë drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, përgjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në tokën tonë 21 shtetas, të cilët kanë kaluar përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Të njëjtat burime tregojnë se këta shtetas pas procedurave kufitare janë shoqëruar drejt hoteleve në juglindje ku do të qëndrojnë të karantinuar për 14 ditë.

Hyrjet e fundit e kanë cuar në më shumë se 571 persona nurmin e shtetasve të kthyer që nga nisja e pandemisë dhe bllokimit të kufijve në vendin tonë. Po ashtu, nga ana tjetër bëhet me dije se gati gjysma e shtetasve të ardhur përgjatë dy muajve në Shqipëri, e kanë përfunduar periudhën e karantinimit dhe për pasojë janë larguar drejt banesave të tyre duke lënë përfundimisht izolimin në hotele.

Në qarkun e Korcës për të pritur dhe akomoduar të gjithë emigrantët shqiptarë që ktheheshin përmes pikave të kalimit kufitar në Kapshticë dhe Qafë Thanës u ngritën pesë hotele pritëse. Tre prej tyre në qytetin e Korcës dhe dy në Pogradec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *