E shtunë, 19 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Hyjnë në fuqi tarifat e reja celulare

Nga muaji dhjetor kanë hyrë në fuqi tarifat e reja celulare. Bëhet fjalë për tarifat me shumice mes operatorëve të cilat Autoriteti i Komunikimeve Elektronike vendosi ti ulë me 17 %.

 

Kjo do të thotë se nga data 1 dhjetor, tarifa e terminimit, pra tarifat mes kompanive kushtojnë 1.22 lekë për minute pa TVSH.

 

Por ndonëse tarifat e shumicës janë ulur, ende nuk ka një reflektim në tregun e pakicës. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike thotë se ka në monitorim tregun për të parë sjelljen e operatorëve, nëse ata do ta zbatojnë brenda këtij muaji uljen.

 

Një nga shkaqet e këtij vendimi nga AKEP ishte pikërisht ulja e tarifave për konsumatorët, me qellim për ti përafruar ato me çmimet mesatare evropiane.

 

Paralelisht AKEP parashikon të marrë një vendim të dytë në vitin 2019, me të njëjtin synim uljen e mëtejshme të tarifave. Është llogaritur që në dhjetor të 2019, tarifa e terminimit nga 1.22 lekë që është aktualisht, të ulet në 1.11 lekë.

 

Sipas të dhënave numri i kartave aktive në fund të viti 2017 arriti në 3.2 milion, me një rënie prej 5.9% krahasuar me një vitin paraardhës.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video