E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Hyn në fuqi sistemi i ri në BE, çdo personi i merren gjurmet e gishtërinjve shoqëruar me fotografimin e fytyrës

Sistemi i ri dixhital i kufijve të BE-së, i cili kërkon gjurmë gishtash dhe fotografi së bashku me skanimin e pasaportave, do të jetë plotësisht funksional nga kjo e premte.

Ministria jonë për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes, i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave.

Reklamë

Qytetarët shqiptarë duhet të kenë parasysh se në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen të dhënat e pasaportës, fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.

Çdo refuzim për të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.

Reklamë

Ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra.

Sistemi është projektuar për të ndjekur kur qytetarët jo-BE – përfshirë ata nga Mbretëria e Bashkuar hyjnë dhe dalin nga Zona Shengen.

Më shumë video

Reklamë