Subscribe

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

16 KORRIK 2020

“Një akt i tillë i njëanshëm nuk do të njihet nga Institucioni i Presidentit të Republikës, që përfaqëson unitetin e popullit dhe që është i vetmi garant institucional i mbrojtjes së Kushetutës.”

Presidenti i Republikes Ilir Meta ishte nje prej kritikeve me te ashper te ndryshimeve kushtetuese per sistemin zgjedhor; por pavaresisht ketij pozicioni ligi themeltar nuk i jepte atij asnje mundesi t’i refuzonte ato. Per kete arsye Ilir Meta zgjodhi rrugen e heshtjes dhe sot pas 20 ditesh qe keto ndryshime prisnin ne zyren presidenciale; hapja e listave te kandidateve per deputet eshte zyrtarisht pjese e kushtetutes. 106 deputete votuan pro ndryshimit te dy neneve qe lidhen me sistemin zgjedhor duke sanksionuar se pari hapjen e listave te kandidateve per deputet.

“Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.”

Ndryshimi i dyte qe iu bë kushtetutes, eshte heqja e parashikimit qe koalicionet kane te drejte te paraqesin kandidate per deputete. Kjo ishte e vetmja pike e debatuar mes mazhorances dhe opozites, pasi listat e hapura u pranuan nga te gjithe aktoret politike.

Por tashme qe ndryshimet politike jane realitet; PS dhe PD duhet te ulen serish ne tryezen e Keshillit Politik per te ndryshuar kodin zgjedhor dhe per ta pershtatur ate me sistemin elektoral dhe shtatori pritet te sjelle debate te ashpra per rregullat me te cilat palet do te shkojne ne zgjedhjet parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *