Subscribe

E mërkura shënoi hyrjen në fuqi të masave të reja në Kosovë për të parandaluar përhapjen e virusit. Kufizimet do të jene në fuqi deri me 18 prill.

Për dy javët e ardhshme  do të ndalohet qarkullimi e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00. Ndërkohë shërbimet e gastronomisë do të pezullojnë aktivitetet e tyre dhe t’iu lejohet të punojnë vetëm me “dërgesë me porosi”.

Masat e reja gjithashtu ndalojnë veprimtarinë e qendrave të mbyllura tregtare, ku përjashtim do të bëjnë shërbimet esenciale, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

Sipas vendimit të qeverise të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar dhe universitare të qëndrojnë të mbyllura ndërsa mësimi do të zhvillohet online .

Nuk do të lejohen grumbullimet e më shumë se 10 personave. Masat e reja janë kundërshtuar nga përfaqësues të bizneseve dhe bashkësia e Komunave të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *