E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Hungaria se dorëzon Gruevskin, refuzohet ekstradimi drejt Shkupit/ VIDEO

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm në Budapest pas kërkesës së nje gjykate hungareze.

Mediat vendase bëjnë të ditur se kete te enjte Gjykata e Budapestit ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së drejtësisë për ekstradimin e azilantit Nikolla Gruevski. Ai akuzohet për organizimin e sulmit të përgjakshëm të 27 prillit .

Gruevski u paraqit në Gjykatën ë budapestit me pranga ne duar.

 

Reklamë

 

Ai u shfaq me syze dielli dhe një kapele bejsbolli, të cilat ai nuk i hoqi gjatë gjithe seancës.

Maqedonia e veriut kërkoi ekstradimin e tij për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për blerjen e nje makine luksoze si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.

Pak ditë përpara se të burgosej gruevsi u arratis nga Shkupi me destinacion Hungarine, ku kërkoi menjëherë azil.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë