Hungaria mbështet hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë. Deklarata është bërë nga ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, pas një takimi të përbashkët me homologun shqiptar Ditmir Bushati. Sipas ministrit Szijarto përshpejtimi i procesit të integrimit për Shqipërinë ndikon në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Dy ministrat u ndalën dhe te thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, ndërsa është njoftuar dhe caktimi i një linje ajrore udhëtimi Shqipëri-Hungari. Me herët dhe zyrtare te tjerë të lartë të unionit kanë thënë se Brukseli do të hapë negociatat me Shqipërinë, por duke e kushtëzuar atë me miratimin e reformës në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *