E shtunë, 7 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hungaria do të përdorë vaksinën kineze

Hungaria ka në plan të fillojë t’u japë banorëve të saj vaksinën Sinopharm kundër koronavirusit, të prodhuar në Kinë, në shkurt. Njoftimin e dha qeveria këtë të premte.

Në janar, Budapesti u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që lidhi marrëveshje për shpërndarjen e vaksinës Sinopharm (5 milion doza), si dhe vaksinën ruse Sputnik V (2 milion doza).

Dozat e marra të vaksinës kineze janë të mjaftueshme për vaksinimin e 250,000 njerëzve në shkurt, mars dhe prill, pastaj për pjesën tjetër pas prillit.
.

Vazhdo të lexosh

Reklamë