Referendumi ku hungarezet do te vendosnin per kuotat e detyrueshme te emigranteve qe duhet te strehonte Hungaria sipas kërkesave te BE, ishte i pavlefshëm, pasi nuk e arriti kuorumin e nevojshëm prej 50 perqind. Vetëm 43 perqind e votuesve shprehen vullnetin e tyre, 98 perqind e te cilëve ishin kundër pranimit te emigranteve, nje rezultat qe sipas kryeministrit, Victor Orban ishte një fitore. Ai i kërkoi krerëve te unionit ta marrin ne konsiderate kete rezultat dhe paralajmëroi ndryshimin e Kushtetutës, per ta bere detyrues vendimin.
“Brukseli apo Budapesti, kjo ishte pyetja dhe ne vendosem se e drejta per te marre vendime i takon vetëm Budapestit. A mundet qe BE te detyroje nje shtet anëtar ku 92 perqind e votuesve e kane refuzuar nje gjë te tille? Ju premtoj se unë do te bej gjithçka për te mos e lejuar këtë”.
Por per opozitën hungareze, qeveria nuk siguroi mbështetjen e nevojshme, pasi pjesëmarrja ne Referendum ishte shume e ulet. Plani i BE per shpërndarjen e 160 mije emigranteve ne vendet e bllokut parashikon qe Hungaria te pranoje 1294 azilkërkues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *